Në mbarë botën numërohen mbi 150 milionë numri i personave të shëruar pas infektimit me Covid-19.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 150.053.930 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (27.606.442), Indi (24.350.816) dhe Brazil (14.648.332).
Më pas radhiten Turqia (5.045.508), Rusia (4.632.955), Britania e Madhe (4.305.971), Italia (3.804.246), Gjermania (3.438.800), Spanja (3.402.258), Argjentina (3.157.660), Kolumbia (3.063.330) dhe Polonia (2.629.626).
Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 14.975.511 persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 168.529.175 persona dhe duke shkaktuar 3.499.734 të vdekur.
Top Channel