Kate Middleton e Princ William gara me vela në plazhin ku u njohën 20 vjet më parë (fotot)

26/05/2021 15:19

Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton bënë sot një rikthim emocionues në plazhin e St Andrews në Skoci ku ishin njohur rreth 20 vjet më parë, duke luajtur dhe garuar me njëri-tjetrin me balona ere me rrota.

Ata ishin sot në ditën e tretë të turneut të tyre në Skoci teksa mëngjesin e kaluan duke përgëzuar të rinj vullnetarë të komunitetit të njerëzve në nevojë, në zonën e Fife.

Rrjedhimisht William doli fitues në garën e karrocave me vela në bregdet, teksa shpjegonte pas garës teknikën e tij  të garimit.

“Duhet të ecësh sa më shpejt, dhe për këtë duhet të mbash këndin e duhur të velës dhe karrocës”, tha William.

Ai shihej që thërriste i gëzuar teksa shkëputej nga Kate, ndërsa kjo e fundit tentonte me të gjitha forcat dhe në një moment i tha: “Po të arrij!”.

Në një pikë të garës ata dukej se po përplaseshin, para se William të ndryshonte drejtim në momentin e fundit.

Ata të dy duket se ia morën shpejt dorën karrocave me vela.

Pas garës në karrocat tre-rrotëshe ata vazhduan të drejtonin në rërë, herë pas herë duke ngritur njërën rrotë në ajër.

Gara u organizua nga grupi vendas ‘Blown Away’, i cili punon me barkat e jahtet në Skoci, si dhe mban sesione të tilla në plazhin e St Andrews – ku ishin sot dhe mbretërorët.

Çifti raportohet se kishin kaluar një natë romantike në St Andrews, kur ishin njohur si studentë të vitit të parë të universitetit.

Por ata duket se kishin harruar se sa të ftohta netët mund të jenë në brigjet lindore të Skocisë.

Kate përgëzoi aktivistët e rinj 13 deri në 18 vjeçarë për punën e tyre të balancimit të jetës shkollës dhe ndihmës ndaj komunitetit.

FOTO GALERI
1/12
Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton bënë sot një rikthim emocionues në plazhin e St Andrews në Skoci

Top Channel