Gati në vjeshtë/ Ja si do jenë dy lagjet e reja në Zall Herr dhe në Ndroq pas rindërtimit (Foto)

26/05/2021 19:19

Banorët në Zall Herr dhe në Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në lagje të reja, të urbanizuara me shtëpi shumë herë më të mira se më parë.

Bashkia e Tiranës po vijon punën për realizimin e projektit që synon të kthejë Zall Herrin dhe Ndroqin në dy lagje moderne të Tiranës.

Projekti parashikon jo vetëm rindërtimin e shtëpive, por dhe të institucioneve arsimore që do të mund të shërbejnë dhe si qendër komunitare.

Ndërkaq, dy objektet e reja në Ndroq, të qendrës shëndetësore, si dhe ajo e kopsht/çerdhe, janë të pozicionuara pranë njëra tjetrës, në mënyrë që banorëve të zonës t’u ofrohet akses sa më i shpejtë dhe efikas për këto shërbime.

Edhe familjet e Zall Herrit, të prekura nga tërmeti, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, njësoj si banorët e Ndroqit apo Vaqarrit.

Përpos strehimit të sigurt dhe me standarde bashkëkohore për banorët e zonës, investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA