Zgjedhjet në PD, Murrizi: Detyrën më të vështirë e ka Gazmend Bardhi, të ndajë kush janë anëtarët pasivë e kush aktivë

25/05/2021 18:10

13 qershori është dita kur demokratët zgjedhin kryetarin e tyre të ri.

Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Lulzim Basha garojnë për postin e drejtuesit të Partisë Demokratike.

Mbledhja e kryesisë në PD, për emërimin e kandidatëve u drejtua nga dy nën kryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazmend Bardhi. Sipas Murrizit, detyra më e vështirë në procesin parazgjedhor, i takon Bardhit, pasi në këto pak ditë që kanë mbetur duhet të verifikojë cilët kandidatë janë pasiv në PD, dhe cilët janë aktivë.

Do të verifikohet e gjithë anëtarësia e PD-së, kush është aktiv dhe kush është pasiv. Detyrën më të vështirë në këtë proces e ka Gazmend Bardhi dhe kjo do kohë. Nuk mund të bëhen për 10 ditë, nuk ka mundësi. Duhet të ishte një kohë më e gjatë që sekretariati të bënte verifikimet”.
Megjithatë ,thotë Murrizi, përderisa kandidatët, u futën në garë me këto rregulla loje, do të thotë që i kanë pranuar kushtet, kanë hyrë me këtë arbitër, në këtë fushë. Ditën kur ke pranuar të hysh në garë, hesht. Bëj betejën”.

Por, shpreh dyshim, nëse Kadilli, Shehaj dhe Harxhi, janë futur në garë, me vullnetin e tyre të lirë.
Jam skeptik, nëse kanë hyrë vetë apo kanë hyrë me porosi. Edithi ka punuar në Kosovë me Lulin, janë shokë të hershëm
Unë do t’i shoh nëse kanë hyrë vetë apo me porosi, pas datës 14 qershor. Nëse këta do të duartrokasin fitoren e Bashës, do të thotë që kanë hyrë sa për të legjitimuar zgjedhjet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA