Në Shëngjin po bëhen përgatitjet e fundit për sezonin turistik nga bizneset por edhe nga ana e pushtetit vendor.

Operatorët turistikë janë shpresëplotë se ky sezon do të jetë shumë i suksesshëm.

Organizimi i “Unum Festival” do të sjellë në Shëngjin mijëra të rinj nga mbarë bota në ditët e para të qershorit, ndaj dhe pjesa më e madhe e hoteleve janë të prenotuara.

Operatorët turistikë tregojnë se tashmë pushuesit të favorizuar edhe nga ditët me diell kanë nisur që të vijnë në Shëngjin por kanë një thirrje për emigrantët që pushimet të vijnë dhe ti kalojnë në vendin e tyre.

Top Channel