Mungesa e librave në biblioteka/ Nëpër shkolla nuk u dërguan tituj të rinj gjatë pandemisë

25/05/2021 12:27

Sipas raportit të DPAP bibliotekat e arsimit të mesëm të ulët, nuk janë pasuruar me libra per shkak të pandemisë së covid 19.

Valbona Nathanaili: Në këtë mënyrë nuk e afron fare nxënësin në bibliotekë. Kjo është A ta cosh librin në shkollë, pastaj kërkohen shume përpjekje të tjera , gjetja e mënyrave që fëmija të shkojë në bibliotekë e ta marr librin. Të mos ngelet vetëm në kuadrin e detyrave të letërsisë apo të lëndëve të tjera, të bëhet pjesë e edukatës së përditshme. Por ne çalojmë që te A-ja.

Edhe pse në buxhetin e arsimit ishte parashikuar fillimisht për vitin 2020 një shumë prej 10,000,000 lekë të reja për krijimin e fondit të bibliotekave të institucioneve arsimore të Arsimit të Mesëm të Lartë, fond i cili pas rishikimit u ul në vlerën e 1, 700,000 lekëve të reja, në relacionin financiar thuhet se kjo nuk u realizua nga DPAP për arsye të mosrealizimit të prokurimit për shkak të virusit dhe në fund të vitit pas në buxhet u bë pakësimi në zero lekë.

Valbona Nathanaili: Në kohë pandemie veçanërisht duhet të ishte dhënë përparësi. Dhe jo të zvogëlohej 5 herë por të rritej pesë herë dhe përsëri nuk do mundej të përmbushte nevojat e fëmijëve për literaturë.

Mësimi online i largoi edhe më tepër nxënësit nga librat, ndaj ekspertët e arsimit propozojnë që sytë e mësuesve të kthehen edhe te bibliotekat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA