Foto Ilustruese

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Dhuna në familje”, ndërsa materialet procedurale për të arrestuarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA