Ne një aktivitet te veçantë te organizuar ne qytetin e lashtë te Drishtit vetëm pak kilometra nga Shkodra, gazetari i Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me titullin nderi i Postribës.
Marin Mema: Kjo është te jemi bashkë. Te thyejmë barrierat dhe kufijtë e imponuar dhe te përpiqemi te shohim bashkë te ardhmen. Ne kemi nevojë te njohim njeri tjetrin, kemi nevojë te jemi me afër njeri tjetrit, kemi nevoje ta kuptojmë me shumë njeri tjetrin, kemi nevojë ta ndërtojmë te ardhmen bashkë.
I organizuar nga shoqata kombëtare Postriba, ne bashkëpunim me shoqatën atdhetare Krahët e Shqipes me qendër ne Britaninë e Madhe, ky aktivitet priti profesorë, studiues, intelektuale e grupe folklori nga te gjitha trojet shqiptare.
Pellumb Xhufi: Drishti është i njohur sepse këtu për herë te parë del emri shqiptarë, emri jonë etnik, kombëtar. Ne shekullin e 14 ne Drisht përmendet familja Skipetari, thonë dokumentat ne gjuhën latine.
Pasues te familjes se Kastriotëve, Isa Boletinit e shumë personalitete te tjera morën pjesë ne këtë aktivitet qe synon te promovojë Drishtin dhe pasuritë e jashtëzakonshme te tij duke i dhënë pse jo sipas organizatorëve, pjesë te shkëlqimit te dikurshëm.
Top Channel