Kur përmendet emri i Xhek London njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar popullor amerikan, autor i mbi 50 librave, duke përfshirë librat e dashur të fëmijërisë sonë “Kushtrimi i të parëve” dhe “Dhëmbi i bardhë”. Shumë të tjerë mbase e kujtojnë se ai ka qenë një udhëtar dhe veprimtar shoqëror.
Megjithatë pak kush e ka ditur se Xhek London ka qenë edhe një fotograf tejet produktiv. Gjatë gjithë jetës së tij ka realizuar mbi 12.000 fotografi.
Deri në vitin 2010 shumica e fotografive të shkrimtarit kishin mbetur të panjohura, deri kur u botua albumi i tij me 200 kuadro. Autorë të këtij botimi janë Jeanne Campbell Reesman, Sara S. Hodson dhe Philip Adam.
Më poshtë po paraqesim disa nga këtë foto që Xhek London i ka shkrepur në disa kontinente të botës.
Top Channel