Mësuesja ndahet me lot nga nxënësit/ Pas 41 viteve punë në arsim del në pension në ditën e lindjes

24/05/2021 15:17

Me mbylljen e këtij viti shkollor, edhe mësuese Liljana Alushani përfundon rrugëtimin e saj 41 vjeçar në arsim.

Nxënësit dhe kolegët e saj në shkollën Dora d’istria kishin organizuar një surprizë plot emocione që përkonte edhe me ditëlindjen e saj të 61-të.

Pavarësisht pandemisë, vaksinimi i arsimtarëve lejoi përqafimet e munguara mes tyre përgjatë dy viteve. Për mësuesen e Kimisë, ose sic të gjithë nxënësit e thërrasin zysh Lilin, të gjithë flasin fjalë të mira.

Top Channel