Fotot/ Rita Ora del hapur! Në lidhje treshe me regjisorin dhe aktoren e njohur

24/05/2021 18:20

Rita Ora po jeton një lidhje dashurie të nisur jo shumë kohë më parë me regjisorin Taika Waititi, por jo vetëm/

Kësaj radhe duket se lidhja është pak më ndryshe, pasi në të është e përfshirë edhe një person i tretë.

Disa foto të publikuara gjerësisht në media tregojnë Ritën në përqafimin e Taikas dhe aktores Tessa Thompson.

Fotografitë tjera të publikuara më pas tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan. Të afërta dhe intime në këto foto shihen dhe dy vajzat e famshme.

Kjo treshe e famshme e hollywoodit duket se e kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”.

Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel