Protestë kundër dhunës në Tiranë/ Protestohet për abuzimin e 15-vjeçares në Mirditë

23/05/2021 20:12

Protestat që nisën në Rrëshen kundër dhunës ndaj një 15 vjeçareje  nga Mirdita  vazhduan edhe në Tiranë këtë të dielë.

Dhjetëra vetë u mblodhën në mesditë në sheshin “Skënderbej” ku historia e trishtë e vajzës që u shantazhua dhe u abuzua seksualisht nga 5 të rinj shërbeu si motiv për të kërkuar ndalimin e abuzimit me të mitur.

Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë përdorur në protestë nga pjesëmarrësit.

Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar dhe në Drejtorinë e Policisë në kryeqytet. Ndërsa për të tërhequr vëmendjen një prej protestueseve raportohet të  jetë zhveshur në sheshin Skënderbej nga ku sot ka qarkulluar në rrjete sociale edhe kjo foto.

Top Channel