Numri i personave që kanë humbur jetën nga rënia e teleferikut, pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë është rritur.

“La Republica” raporton se tashmë numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 13, ndërsa gjithsej në kabinën e teleferikut ndodheshin 15 persona.

Po ashtu edhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin Regina Margherita në Torino.

Djali i parë 5-vjeçar pësoi fraktura në kokë dhe gjymtyrë të poshtme, por fatmirësisht ishte i vetëdijshëm. Njëri prej fëmijëve të plagosur është shtruar në reanimacion dhe nuk është përmendur ende.

Kryetari i Komunës, Marcella Severino nga vendi i aksidentit ka thënë se: Dëshmitarët panë kabinën të lëvizte shpejt dhe pastaj, në lartësinë e shtyllës, ajo u përmbys dhe u hodh poshtë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA