Ndodh në Bathore! Harron të ngrejë frenat, makina ecën vetë dhe përfundon në kanal

23/05/2021 14:53

Në ‘Ti Raporton’ në redaksinë Top Channel një qytetar ka dërguar një video që tregon një episod të çuditshëm.

Ngjarja në video ka ndodhur në Bathore,ku siç shihet një qyter del nga makina e tij dhe mendon se e kishte siguruar atë.

Ai hyn i pa shqetësuar në një dyqan, ndërsa makina pas tij merr rrugën.

Kur ai del dhe e sheh , vrapon por nuk arrin ta kapë, makina përfundoi në kanal.

Top Channel