“Më mirë si Beyonce sesi nënë Tixhja”/ Olti Curri reagon ashpër ndaj kritikëve të Anxhela Peristerit: Boll bëtë vërr vërr!

23/05/2021 16:19

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Persiteri, e cila na përfaqësoi në Eurovizion, me këngën e saj “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21.

Tekstshkruesi i kësaj kënge, Olti Curri, ka reaguar ashpër ndaj atyre që kritikuan veshjen e Peristerit, por edhe performancën e saj në skenën evropiane.

Përmes një postimi në instagram, ai thekson, se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.

“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela… Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj. Do gjeni përherë diçka. Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri.

FOTO GALERI
3/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA