“Defender Europe 21”, Yuri Kim: Moment historik për Shqipërinë dhe Amerikën

23/05/2021 14:40

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar stërvitjen ushtarake ‘Defender 21’, si një moment historik për marrëdhënien Shqipëri Amerikë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të jetë në krahë të Shqipërisë, teksa vendi ynë ndërmerr detyra të vështira.

Postimi i plotë:

Ditë e veçantë për SHBA dhe Shqipërinë në ditën e hapjes për “Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor, e udhëhequr nga SHBA. 28.000 trupa nga 26 vende të NATO-s dhe vendet partnere që ushtrojnë në 16 vende për të forcuar gatishmërinë, aftësitë dhe ndërveprimin. Shqipëria po pret aktivitete më të mëdha.

Ky moment historik për SHBA dhe Shqipërinë vjen ndërsa ne festojmë 30 vjet nga fundi i diktaturës komuniste dhe fillimi i demokracisë në Shqipëri. Rifillimin e marrëdhënieve diplomatike të SHBA me Shqipërinë, një shekull që SHBA qëndroi në favor një Shqipërie të pavarur.

Moment historik për ne sërish. SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, ndërsa ju ndërmerrni detyra të vështira tani të nevojshme për të arritur potencialin e plotë të të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që ju quajmë një mik dhe aleat, dhe do të jemi me ju – #KrahPerKrah – sot, nesër, gjithmonë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA