Vrau egjiptianin në Giza, i mori automjetin dhe ia mbathi/ Kush është 50-vjeçari i rrezikshëm që u kap në Rinas (Emri+Foto)

22/05/2021 11:08

Një egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Rinas.

Ai është kapur në hyrje të Rinasit dhe rezulton si i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje.

50-vjeçari, i identifikuar si “Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh” konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Më datë 06.11.2019, në Giza/ Egjipt, ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian, më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA