Situata epidemiologjike e koronavirusit në vendin tonë paraqitet e normalizuar, teksa ditët e fundit janë raportuar shifra në ulje të infektimeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në “Twitter”, thotë se situata është e qetë, por sërish duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Manastirliu publikoi fotot brenda spitalit, me mjekët që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër Covid 19, prej më shumë se një viti.

Pas më shumë se 14 muajsh pandemi, situata në spitale është e kontrolluar, ndërsa rastet e reja të shtrimeve në spital po ulen çdo ditë e më tepër
Por ka ende nevojë për kujdes, ndaj, t’i ndihmojmë së bashku, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë”, shkruan ministrja, në “Twitter”.

Aktualisht, në vend raportohen 1.113 raste aktive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një qytetar, ndërkohë që janë infektuar 23 të tjerë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel