U përdhunua në grup nga 5 persona, qindra vajza dhe gra u mblodhën për marshim protestë në mbështetje të të miturës

22/05/2021 10:03

Qindra gra dhe vajza u mblodhën në Bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë në një marshim protestë, në mbështetje të vajzës së përdhunuar në Mirditë.

Ngjarja e shëmtuar bëri bashkë gra dhe vajza, të cilat bëjnë thirrje për mbështetje, për ndihmë dhe ngritje zëri për të parandaluar raste të tilla monstruoze.

Me pankarta në duar ato marshuan dhe dhanë mesazhe për dënimin e këtyre abuzuesve. “Përdhunimi është krim” dhe për këtë duhet që autorët të marrin dënimin maksimal. Duhet që prindërit që kanë djem të dinë ti edukojnë ato, nuk duhet që të gjenden më vajza të vrara rrugëve. Institucionet duhet të marrin masa dhe ti parandalojnë ato, që vajzat tona të dalin të lira, dhe pa frikë në rrugë.

Top Channel