4372 vaksinime anticovid janë kryer ditën e sotme në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.

Gjatë ditës së sotme janë prekur me covid 23 persona dhe ka ndërruar jetë 1 qytetare 77 vjeçare nga Berati dhe janë shëruar 176 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 695,738 testime në total, ku kanë rezultuar 132,176 persona pozitivë dhe janë shëruar 128,601 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 1,133 dhe kanë ndërruar jetë 2,442 të prekur me covid.

Tirana kryeson me 670 raste aktive me covid, ndërsa pasohet nga Korça me 115 dhe Shkodra me 85.

 

 

Top Channel