Greqia hap Kapshticën vetëm për punonjësit sezonalë deri më 31 maj/ 400 persona në ditë me test covid negativ

22/05/2021 16:50

Greqia ka hapur pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vetëm për 400 punëtorë sezonalë shqiptarë në ditë deri në datën 31 maj në orarin 08:00-16:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se ata më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.

Gjithashtu ata duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr.

Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi i plotë

Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.

Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr

Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).

Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Top Channel