FOTO/ Apartamenti në katin e pestë përfshihet nga flakët, zjarri prek edhe një banesë tjetër në pallat

22/05/2021 12:41

Një banesë në katin e pestë të një pallati në Kamzë është përfshirë nga flakët.

Top Channel ka siguruar pamjet e zjarrit që dukeshin nga jashtë banesës dhe kishin prekur edhe një apartament tjetër.

Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes pasi nuk dihet shkaku i zjarrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel