“E qëllova në kokë”, del videoja e rëndë e snajperistit në Sarajevë

22/05/2021 14:20

Publikimi i një videoje, ku mendohet se një snajperist shihet duke qëlluar gjatë kohës së rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës, në vitet 1990, ka shtyrë prokurorët për krime lufte, të nisin sërish hetimet.

Pamjet e publikuara nga gazetari francez, Philippe Buffon, në YouTube gjatë kësaj jave, besohet se shfaqin luftëtarët serbë të Bosnjës, duke u fshehur në një shtëpi në njërën nga lagjet e Sarajevës.

Njëri prej tyre mund të shihet duke quajtur me pushkë dhe duke thënë se ka qëlluar dikë “në kokë”. Zyra e Prokurorit të Bosnje-Hercegovinës thanë përmes një deklarate se çështja është hapur “menjëherë”, pas paraqitjes së videos në internet. Kjo zyrë ka thënë se Departamenti Special për Krime Lufte do të analizojë “të gjithë kushtet dhe rolin e të gjithë personave në incizim”.

Videoja është hequr tashmë nga “Youtube”, por pamjet që u shpërndanë edhe nëpër rrjete sociale dhe televizionin lokal, nxitën zemërim në kryeqytetin e Bosnjës, ku më shumë se 11.000 persona janë vrarë gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës.

Qindra persona janë dënuar për krime të kryera në periudhën 1992-95, në luftën ku kanë mbetur mbi 100.000 persona të vrarë. Zyrtarët e gjyqësorit kanë thënë se ende janë duke trajtuar 600 raste, ku përfshihen 4.500 të dyshuar.

Top Channel