Biden: E vetmja zgjidhje, ajo me dy shtete/ SHBA do të ndihmojë palestinezët në Gaza

22/05/2021 11:47

Palestinezët në Jeruzalem duhen respektuar dhe ndihma humanitare duhet të mbërrijë në Gaza si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Ky ishte, sipas Joe Biden, mesazhi që ai i ka përcjellë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit siç thotë, ia ka bërë gjithashtu të qartë se është thelbësore që palestinezët në Bregun Perëndimor të jenë të sigurtë, ndërsa premtoi ndihmë pas bombardimeve.

I tregova izraelitëve se është shumë e rëndësishme që ta ndalojnë në Jeruzalem këtë luftë që është ekstreme për të dyja palët. Kjo gjë duhet të marrë fund. Unë jam i përgatitur të mbledh një paketë të madhe me vende të tjera që ndajnë këndvështrimin tonë e cila të përdoret për të rindërtuar shtëpitë, për të rindërtuar Gazën por pa i krijuar Hamasit mundësinë të rindërtojë sistemin e tij të armëve”, shprehet Biden.

Presidenti amerikan se për palestinezët, ka vetëm një zgjidhje. “Nuk ka ndryshim në angazhimin tim kundrejt sigurisë së Izraelit. asnjë ndryshim. Por unë dua të them se ajo që ende nevojitet është zgjidhja me dy shtete. Kjo është e vetmja përgjigje”, shton Presidenti amerikan.

Komentet e tij, Biden i bëri gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in, ku u fol për ripërtëritjen e përpjekjeve për të angazhuar Korenë e Veriut në dialog mbi programin e saj të armëve bërthamore.

Kreu i administratës amerikane u shpreh se ai do ta takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un nëse krijoheshin kushtet e përshtatshme.

Top Channel