Irani ka prezantuar sot tre kapacitete të reja ushtarake mes tensioneve me SHBA dhe Izraelin, mes të cilave ishin sistemi mbrojtës i radarëve ‘Quds’, një sistem raketash tokë-ajër të quajtur ‘9-Ditë,’ dhe një dron gjuajtës të quajtur ‘Gaza’ që ka një rang operimi prej 2,000km.
Trupat e Gardës Islamike revolucionare bënë prezantimet në ceremoninë ku merrte pjesë komandanti Gjeneral Hossein Salami, ku u prezantuan pajisjet mbrojtëse të ndërtuara brenda Iranit.
Droni i quajtur ‘Gaza’, raportohej se kryente misione të ndryshme luftimi, mbikqyrjeje, zbulimi me një zgjatje fluturimesh prej 35 orësh.
Salami ishte gjithashtu prezent në prezantimin e sistemit të radarëve ‘Quds’, të emërtuar sipas Jeruzalemit Lindor në gjuhën arabe, ku nisën trazirat që sollën konfliktin e fundit mes Palestinës dhe Izraelit.
Irani prezanton me krenari kapacitetet mbrojtëse të ndërtuara në vend, veçanërisht qe prej ndërprerjeve të lidhjeve me SHBA dhe aleatët e saj.
Në shkurt Irani prezantoi 340 barka të vogla luftarake me kapacitet lëshimi raketash, si dhe çisternën 228-metra të gjatë të konvertuar në luftanije ‘Makran’.
Top Channel