“Defender Europe 21” zhvendoset në zonën e trajnimit në Bizë/ Momente nga stërvitja e tyre (Fotot)

21/05/2021 12:41

Trupat ushtarake të “Defender Europe 21” ndodhen ditën e sotme në zonën e trajnimit në Bizë.

Pjesë e tyre janë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert nga Garda Kombëtare e Floridës dhe Brigadieri Jo Chestnutt nga Mbretëria e Bashkuar.

Ata kryen ushtrime zjarri, si pjesë të Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta.

FOTO GALERI
2/33

Top Channel