“Defender Europe 21” zhvendoset në zonën e trajnimit në Bizë/ Ambasadorja Kim ndjek nga afër stërvitjen (Fotot)

21/05/2021 12:52

Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert nga Garda Kombëtare e Floridës dhe Brigadieri Jo Chestnutt nga Mbretëria e Bashkuar vizituan Zonën e Trajnimit në Bizë ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë “DefenderEurope21”, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.

Ata ndoqën nga afër ushtrime zjarri, pjesë e Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta.

FOTO GALERI
25/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA