24/11 21:11
Benjamin Kololli ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit të Superligës zvicerane.
Zurichu triumfoi ndaj Vaduz me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 36-të.
Kololli luajti si mesfushor i majtë ku ishte njëri nga lojtarët me notën më të lartë në këtë takim.
28 vjeçari shënoi gol në minutën 70-të për 3-1, pasi skuadra ishte në avantazh në atë kohë.
Te Zurich luajtën edhe Lindrit Kamberi, Fidan Aliti dhe Hekuran Kryeziu. /Telegrafi/
Top Channel