U shpall “non grata” nga SHBA/ Berisha: Më është prekur nderi dhe dinjiteti! Janë akuza që si ka renditur kurrë askush, as kundërshtarët me të egër!

20/05/2021 18:13

Siç edhe u njoftua më herët, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp me gazetarët pasditen e kësaj të enjteje.

Konferenca vjen pasi DASH e shpalli atë ‘non grata’ , duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij.
Në fjalën e tij ish-kryeministri ka njoftuar se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Berisha thotë se edhe pse ka 8 vite lag nga drejtimi i këtij vendi “po i shkelmohet dinjiteti” ndaj është i detyruar të ndërmarrë një akt të tillë.

Berisha thotë se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat suipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.

Berisha: Sot jam përgjegjës për dinjitetin tim. Dua t’ju sqaroj, ka qenë dinjiteti i munguar se po të kthehemi 30 vite ose 40 vite pas mua do të më gjenit një kardiolog pasionantë në klinikën, një njeri i shëtitur, që jetonte absolutisht jo keq të themi atë që është. Kishte një banesë 30 m më e vogël që kam sot por kishte një problem, por nuk kishte dinjitet ky njeri. Të tjera kishte këtu të tjera thoshte në publik. Shkonte me votuar dhe votonte fshehtas për atë që urrente. Shtysa ime për të dalë kundra atij regjimi në ato shkrime kam shprehur gjatë një viti. Sot, pas 8 vitesh larguar nga drejtimi më shkelmohet dinjiteti im unë detyrohem të marr një akt të tillë, si një akt ndaj SHBA për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu i cili pa rreshtuar asnjë provë asnjë argument ka renditur akuzat që si ka renditur kurrë askush ndaj meje edhe kundërshtarët me të egër.

Top Channel