Sulmohet nga kafshët e egra teksa mblidhte bimë medicinale, 65-vjeçari gjendet pa jetë në pyll

20/05/2021 13:22

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot, në pyllin e fshatit Janjar në Konispol.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari me iniciale B.B. është sulmuar nga kafshë të egra, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur bimë mjekësore në pyll. Dyshohet se gjallesat kanë qenë derra të egër, që kanë strehat e tyre, në atë zonë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave si ka ndodhur incidenti.

Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në fshatin Janjar, Konispol, është gjetur në një zonë të pyllëzuar, pa shenja jete shtetasi B. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka qenë duke mbledhur bimë medicinale dhe është sulmuar nga kafshë të egra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel