Banorët e një prej komplekseve më të dëmtuara të banimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kanë protestuar paraditen e sotme para bashkisë së Durrësit duke kërkuar ndërhyrjen e drejtuesve të saj për të përshpejtuar procedurat dhe filluar punimet për riforcimin e objekteve të tyre të banimit të klasifikuara në nivelin e dëmit DS4.

Një përfaqësi e banorëve protestues u takua me kryetaren e bashkisë Durrës për të diskutuar mbi shqetësimin e tyre dhe veçanërisht për fondin sipas tyre të pamjaftueshëm për të realizuar riforcimin e kompleksit të tyre të banimit.

Që në muajin mars, bashkia e Durrësit pati njoftuar se do të niste riforcimi i pallateve të dëmtuara në nivelin DS4 nga tërmeti i 26 nëntorit, po 2 muaj më pas vetëm në 4 nga 120 objekte kanë nisur punimet.

Top Channel