Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

20/05/2021 13:50

Një banesë ka marrë flakë, pak minuta më parë, në fshatit Verri, të njësisë Proptisht, të Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në banesë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Pogradecit dhe Prrenjasit që po punojnë për shuarjen e flakëve pasi zjarri i madh rrezikonte dhe banesat aty pranë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel