PD do e përjashtojë sepse u shpall “non grata”? Berisha nuk trembet: Kur isha në diktaturë, bashkëmoshatarët vriteshin…

20/05/2021 18:50

Ish kryeministri Sali Berisha duket se nuk trembet aspak se PD do ta përjashtojë për shkak të venditmit të DASH për ta shpallur “non grata” atë dhe fmailjen e tij.

Në konferencën para mediave, iu përgjigj gazetarëve duke treguar se që në diktaturë vendosi të luftonte për dinjitetin e tij dhe para këtij nuk vë asgjë tjetër mbi tokë.

Berisha: Kur isha në diktatura vendosa të luftoj për dinjitetin tim. Bashkëmoshatarët e tu vriteshin në kufi. Vërtet ishte regjim i dobësuar, por Shqipëria ishte plot kampe, burgje dhe të rinjtë si ju niseshin me shpresën se është liberalizuar diçka. Me këtë dua të them se para dinjitetin nuk vë asgjë tjetër mbi tokë se nuk i druhem askujt, asnjë njeriu. Unë do rivendos dinjitetin tim në vend.

Pyetje: Që kur keni marrë vendimin, një palë ju ka mbështetur dhe një palë tjetër ju ka hedhur akuza. Si i përgjigjeni këtij grupi?

Berisha: Ky grupi është kundërshtar, i cili ka të drejtën të kundërshtojë. Mirë nuk është të manipulojë, por edhe kjo ndodh. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, asnjë lloj synimi tjetër, por është e parevokueshme.

Top Channel