Lufta e përgjakshme 11 ditore mes dy vendeve, kabineti i sigurisë së Izraelit njofton armëpushim me Palestinën

20/05/2021 22:44

Qeveria e Izraelit ka konfirmuar miratimin e vendimit për një armëpushim në Gaza.

Në deklaratën e saj nuk njoftohet për kohën kur do të hyjë në fuqi armëpushimi. Qeveria izraelite thotë se armëpushimi u propozua nga Egjiptit dhe do të jetë “i pakushtëzuar”.

Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë armëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten në orën 2 të mëngjesit.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi janë përballur me presion ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite shënjestruan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit.

Luftimet në Gaza filluan më 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalem.

Gjatë 11 ditë të luftimeve janë vrarë të paktën 232 persona në Gaza dhe 12 në Izrael.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA