24/05 15:52
Bayer Leverkusen zgjedh trajnerin e ri me të cilin do të kërkojë të nisë një projekt fitues. Ai është Gerardo Seoane.
42-vjeçari drejton Young Boys prej vitit 2018, ia ka dalë të fitojë tre tituj kampionë radhazi me skuadrën helvete dhe më 1 korrik do të nisë aventurën e re te Leverkusen.
43-vjeçari zviceran ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024. “Në ambientin profesional dhe ambicioz të Bayer Leverkusen, unë shoh kushtet ideale për të luajtur një futboll tërheqës dhe për të qenë në mesin e ekipeve më të mira në kampionat dhe në Europë“, deklaroi Seoane në momentin e firmës.
Top Channel