Siç edhe u njoftua më herët, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp me gazetarët pasditen e kësaj të enjte.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse e akuzon George Sorosin për vendimin e DASH, e mohoi dhe vendosi gishtin te debati për çështjen e kufijve në Ballkan.

Berisha thekson se vitet e fundit ka pasur objektiva, teksa ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve si dhe ka denoncuar bandat dhe lidhjet e tyre me qeverinë shqiptare.

Ai thotë se e ka sulmuar hapur Sorosin, si kryespekulant të planetit dhe armik të demokracisë shqiptare.

Berisha: Nuk e them se është  George Soros , ka bërë Sali Berisha nuk them se skam bërë, kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve dhe e dija që kam, përpara qindra milionë të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Tiranës dhe Kosovës. Projektuesin Soros. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm sa nuk mund ta imagjinonin, interesi për vendin tim më shtynte që të bëja atë që mendoja. Kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër kundër krimit të drogës. S’jam as prokuror as hetues as gjykatës por kam përdorur njohjet e mia për të denoncuar bandat. Kam sulmuar haptas Sorosin si krye spekulant i planetit. E kam sulmuar si një armik i demokracisë shqiptare dhe unë kam qenë, nuk është se këto vite, unë jam njeri me objektiva dhe unë në letër i kam thënë që unë këto kam bërë dhe jam krenar. Të pëlqen s’të pëlqen është punë tjetër.

I pyetur nëse po ‘gatuhet’ diçka tjetër, Berisha tha: “Shumë variante mund të dalin por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem gjykatës dhe ajo të nxjerrë të vërtetën në shesh kush ka qenë Saliu, cila është bashkëshortja e Sali Berishës, cilët janë fëmijët e tij, e kam këtë në radhë të parë çështjeje dinjiteti”.

Sali Berisha njoftoi në këtë konferencë se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku e shpalli “non grata”.

Top Channel