Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasia tentoi të vriste një nga punonjësit e kompanisë që kryente punime në aksin rrugor Rrëshen- Rubik, pas konfliktit për pronësinë e tokës.

Autori Ded Doçi, 67 vjeç, banues në Mirditë përplasi me makinë Nazmi Halilan banues në Kukës, i cili u mjekua në spital e aktualisht ndodhet në shtëpi.

Sipas policisë, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

Mirditë

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës. Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

Top Channel