Hapen institucionet e artit në Britani/ Kate Middleton viziton muzeun e preferuar, por vëmendjen e merr paraqitja e saj (Fotot)

20/05/2021 10:35

Kate Middleton vizitoi të mërkurën një nga muzetë e saj të preferuar.

Dukesha e Kembrixhit, e cila ka studiuar historinë e artit në kolegj, u drejtua për në V&A, e cila nuk është larg shtëpisë së saj në Pallatin Kensington. Ajo e bëri vizitën si anëtare e familjes mbretërore për të “festuar” rihapjen e galerive dhe muzeve, që qëndronin të mbyllur për një kohë të gjatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

39-vjeçarja pa shtëpinë e karikaturave të mrekullueshme të Raphael Court, të cilat iu nënshtruan një rinovimi nëntëmujor, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së artistit. Ajo dëgjoi për rinovimet dhe mënyrën sesi qasja e re interpretuese e qendrës, e digjitalizuar, do të transformojë mënyrën se si vizitorët përjetojnë Karikaturat Raphael, të cilat i janë dhuruar muzeut, nga Koleksioni Mbretëror i Mbretëreshës Elizabeth.

Kate, e cila pëlqen të sjellë fëmijët e saj në muzetë përreth Londrës, vazhdoi vizitat në ekspozitën historike të muzeut Alice, Curiouser and Curiouser, e cila hapet këtë fundjavë.

V&A është muzeu i parë që eksploron plotësisht ndikimin kulturor të librit dhe frymëzimin e tij të vazhdueshëm për krijuesit kryesorë, që nga Salvador Dalí dhe Yayoi Kusama te The Beatles dhe Vivienne Westwood.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel