FOTOT/ Salla e KAS ‘pushtohet’ nga kutitë me vota të Beratit. Zyrtarët e PS, PD e LSI nuk ia ndajnë sytë numëruesve  

20/05/2021 16:42

Numërimi i 114 kutive të votimit në qarkuan e Beratit është duke vijuar dhe deri më tani janë kontestuar dy fletë votimi në qendrën e votimit 33 dhe 32.

Një prej fletëve është konsideruar e vlefshme për subjektin PS, ndërsa një tjetër është konsideruar e vlefshme në favor të LSI-së. Ndërsa në qendrën e votimit 3458/1 janë kontestuar katër fletë votimi, 2 prej të cilave janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa 2 të vlefshme për subjektin PS.

Ndërsa numërimi vijon në fotot e siguruara shihet se salla nga ku KAS raporton është e mbushur me zyrtarë të të tre forcave politike, si dhe me kuti votimi e numërues.

FOTO GALERI
1/75

Top Channel