Bolino krahason Berishën me Doshin dhe Dakon/ Gjekmarkaj: Ja pse reagoi sot ish kryeministri! Të gjithë po presin provat…

20/05/2021 22:13

Gazetari Carlo Bolino ka krahasuar vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon duke thënë se ish kryeministri mendon se është mbi ligjin.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj nuk e pranoi krahasimin e Bolinos duke thënë se të gjithë po presin provat dhe reagimi i sotëm i Berishës për të cuar në gjykatë çështjen është për të mësuar nëse deklarata e Blinken është shpifje apo jo.

Bolino: Berisha mendon se ai dhe familja e vet është mbi ligjin e çdo gjë. Sot është më keq se Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

Gjekmarkaj: Nuk mendoj që rri krahasimi i Bolinos se personazhet janë të ndryshëm në raport me politikën e përgjegjësinë. Berisha ka reaguar në mënyrë krejt tjetër, të reagojmë sa të duam, edhe të qeshim po të duam por e ka quajtur shpifje deklaratën e sekretarit Blinken. Ai nuk po e con në gjykatë çështjen se i kanë hequr vizën, por ishte apo jo shpifje. Qëndrimi i Berishës sot ishte mjaft distancues në raport me PD.

Ai po e përballon vetë si përgjegjësi dhe dje PD ka pasur një deklaratë të Bashës, e cila është me dy kompozita dhe realitete. Berisha tha unë do të përballem dhe PD të ketë marrëdhëniet e saj me Amerikën. Ne do të shohim si do të shkojë procedura që Berisha ka filluar. Ai tha vetë që nëse më sjell një provë, do të merren veprime të tjera dhe të gjithë po presin këto prova. Të gjithë ne kemi nevojë për një provë të qartë se nuk po flasim për një person dosido.

Hila: Nëse kapet Berisha për prova, nuk ka për të pasur.

Gjekmarkaj: Na i jep apo jo prova është tjetër gjë.

Bolino: Ju thatë që për prova mjafton BILD. Ju e keni kryqëzuar dhe përdorët dosjen e Ndranghetës për prova.

Gjekmarkaj: Nuk e thashë unë atë, ngatërroni person. Ky është abuzim. Është pozicionim emocional i juaji.

Bolino: Jo, jam shumë i ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA