Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Kriptomonedhat janë e ardhmja. Kështu thotë Mateo Velo, një i ri i cili ka investuar dhe ka krijuar një video informuese për miqtë se si t’i blejnë dhe ti shesin ato.
Duke qenë i përditësuar me botën e internetit ai kishte dëgjuar shumë rreth Bitcoin.
Albana Muçaj shpjegon se në Shqipëri ka edhe start-upe serioze në fushën e kriptomonedhave, por mbetet ende një treg me shumë pikëpyetje dhe me risk të lartë.
Por, ish-ministri i Financave pas periudhës së skemave piramidale te vitit 1997, Arben Malaj është kategorikisht kundër investimit euforik. Ai thotë në Bitcoin shqiptarët mund të humbin të gjithë pasurinë e tyre dhe historia të përsëritet.
Top Channel