Berisha: Nuk kam ndihmuar asnjë aleat, Mediut i hoqa imunitetin pas Gërdecit

20/05/2021 18:32

Ish-kryeministri, gjatë konferencës për media të dhënë ditën e sotme mohoi akuzat se gjatë qeverisjes ka influencuar me aleatët e tij,  duke theksuar se pas ngjarjes së Gërdecit, Fatmir Mediut i është hequr imuniteti.

Po ashtu, thekson Berisha e njëjta gjë ka ndodhur edhe me aleatin tjetër të tij, Ilir Metën.

“Pas asnjë bazë Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec kemi votuar heqjen e imunitetit. Çfarë ndërhyrje qenka kjo. Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai dha vetë dorëheqjen dhe kërkoi hapjen e procesit dhe u gjykua. Cila është ndërhyrja këtu? Qeveria nuk është gjykatë, ka detyrë të heqë imunitetet dhe ndaj i jam drejtuar gjykatës,” tha Berisha.

I pyetur se si ndihet PD që në grupin parlamentar ka një person ‘non grada’, Berisha u shpreh: ”PD do të ndihej në vështirësi nëse ky person nuk po i adresohet me një rast të jashtëzakonshëm një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Ah, nëse duam të bëjmë vet prokurorin, gjykatësin, kjo nuk pranohet”.

Top Channel