Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Sali Berishën dhe familjen non grata, ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikisht ka shpallur dje si person non grata në SHBA ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij.

Është vetë sekretari Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruan se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

Në faqen e departamentin të shtetit jepen hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korrupsion.

“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.

Dhe me njëherë pas këtij lajmi, Berisha është bërë titull në faqet e para të mediave ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar deklaratën e sekretarit Amerikan të Shtetit i cili rendit argumentet e DASH.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel