Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale në Durrës.

Mësohet se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një 33-vjeçar në kërkim pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për “ Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar banues në Arrameras të Krujës, i cili në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

DVP Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin në kërkim E.Ç., 33 vjeç, banues në Durrës pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e  ka dënuar me 1  muaj burg, për veprën penale “  Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.

Gjithashtu, është arrestuar  në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç,  banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë,  duke  drejtuar  mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç,  banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel