Nëna e re Naomi Campbell/ Të dashurit e vërtetë dhe të përfolur të supermodeles, nga DiCaprio, Briatore e Liam Payne (fotot)

19/05/2021 16:47

Naomi Campbell ka surprizuar dje fansat me lajmin se u bë nënë për herë të parë, teksa supermodelja 50 vjecare shpërndau foton me të sapolindurin.

Bukuroshja afro-britanike ka pasur një seri joshësish të famshëm ndër vite ndër vite, që prej yjeve të Hollywood te manjatët e naftës, biznesit e sportit, madje edhe disa këngëtarë.

Kështu teksa fansat mundohen të kapërdijnë lajmin e lindjes së Naomi megjithse nuk besohet se është në cift me dikë, mediat kanë përgatitur një katalog të historisë së saj shumëngjyrëshe të romancave.

Në fillim të viteve 90-të, Naomi u përfol në media për lidhje me yllin e Hollywood, Robert De Niro, por vetë ajo nuk ka komentuar fare për zhurmat.

Duke përshkruar jetën e saj romantike asokohe, Naomi tha: “Për mua, privatësia është shumë e rëndësishme për të njohur dikë, dhe puna ime nganjëherë nuk më lejon”.

“Por secili ka mënyrat e tij. Këtë ma ka mësuar Robert De Niro. Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar. Unë nuk kam kohë të mërzitem dhe as të jem e vetmuar”.

Megjithse nuk është martuar kurrë, Naomi në vitet 1993-1994 ka qenë e fejuar me basistin e grupit muzikor botëror irlandez U2, Adam Clayton.

Megjithë ndarjen e tyre në 1994, bukuroshja gjithmonë ka folur pozitivisht për muzikantin.

“I kam shokë të gjithë djemtë e U2. I gjithë grupi është i mrekullueshëm. I njoh prej kohësh dhe kam vetëm gjëra pozitive për thënë për Adam e të tjerët”, ka thënë Naomi.

Në vitin 1995 ajo nisi një ‘gjysmë histori’ me aktorin fitues të çmimit Oskar, Leonaro DiCaprio, e cila përfundoi shumë shpejt.

Nga viti 1998 deri në 2002, Naomi është shoqëruar me biznesmenin ‘playboy’ italian Flavio Briatore.

Pronari i skuadrës së Formula 1, Benetton – ishte 21 vjet më i madh se e dashura e tij por kishte një pasuri prej më shumë se 300 milionë euro. Pas ndarjes ai kishte thënë: “Ajo është e mrekullueshme, por më mirë si shoqe sesa si e dashur”.

Ndërsa Naomi tha për revistën Marie Claire: “Unë nuk do të jem një trofe për askënd. Nuk mund të jem në kuzhinë duke përgatitur mëngjesin me taka të larta”.

Ende nuk dihet se sa të lidhur ishin Naomi e muzikanti P Diddy por për diçka të tillë u përfolën në 2002.

Nga 2005 deri në2006, Naomi shoqërohej me trashëgimtarin e naftës Badr Jafar, me të cilin ishin çift për afro dhjetë muaj. Për ditëlindjen e 35-të të Naomit, ai kishte prenotuar tetë kate të hotelit Burj al Arab në Dubai, për një festë 1 milionë dollarëshe. Pasuria e tij llogritet në 2 miliardë.

2008: Marcus Elias

Naomi dhe manjati brazilian Marcus Elias thuhet se ishin fejuar në një pikë të lidhjes së tyre, e cila besohet se ka mbaruar në 2008.

Marrëdhënia më e gjatë e modeles duket se ka qenë miliarderi rus Vladislav Doronin (2009-2013) me të cilin ajo shihej shpesh në udhëtime ekzotike.

Ndersa në korrik 2016, Naomi u zbulua nga paparazët në intimitet me miliarderin Hassan Jameel, edhe pse gruaja nuk konfirmoi asnjëherë romancën me të.

Më së fundmi, në 2019 Naomi u lidh nga mediat me këngëtarin e grupit One Direction, Liam Payne, 23 vjet më i vogël se ajo, pas ndarjes nga historia e shkurtër me reperin Skepta.

Edhe kjo romancë nuk zgjati shumë.

Në një intervistë me Jonathan Ross, Naomi thotë: “Nuk e diskutoj kurrë jetën time private. Kam pasur shumë histori, është pka qesharake por unë duhet të vazhdoj me jetën time”.

FOTO GALERI
1/14
Naomi Campbell ka surprizuar dje fansat me lajmin se u bë nënë

Top Channel