Mirditë/ U përdhunua në grup, babai rrëfen takimin e vajzës së mitur me dhunuesin që e ka kushëri: Doli të merrte lule për mësuesen…

19/05/2021 16:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pasi një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë.

Babai i vajzës ka rrëfyer lidhjen familjare me autorët në emisionin “Shqipëria Live”, ku shpjegoi se e bija është në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithçka ka nisur më 7 mars kur doli të merrte një buqetë lule për mësuesen.

Atë ditë, i ka dalë para Artan Kaçorri duke i dhënë një telefon dhe numër celulari. Tronditës është fakti se dy prej personave, që kanë abuzuar me vajzën, Adriani dhe Artani janë kushërinj të saj.

“Vajza ime është shumë dobët nga ana shëndetësore psikologjike. Vajza po qëndron në shtëpi, nuk ka ardhur asnjë psikolog. Më 7 mars, vajza ka dalë të marrë një buqetë lule për mësuesen dhe i ka dalë para Artan Kaçorri dhe i ka dhënë numrin e telefonit pa dijeninë e askujt. E kam kushëri nga nëna Artan Kaçorrin. Është autori numër një. Me datë 7 nuk i ka bërë asgjë. Me datë 8 mars është bërë abuzimi me vajzën. Nuk ka shtet këtu për ne, për shqiptarët. 2 km e kam larg shtëpinë e Artan Kaçorrit. Abuzimi ka ndodhur tek shkolla, e ka gënjyer”, tha babai.

Sipas tij, pasi abuzoi me 15-vjeçaren, Artani e dërgoi adoleshenten te miku i tij: “Ka kryer marrëdhënie me të dhe e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni, kishim hyrje dalje. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës dhe i thonin se do e nxirrnin në internet. Të gjithën e ka organizuar Artani”.

Ngjarja ka ndodhur në Tarazh të Mirditës. Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar.

Top Channel