Deklarata e Departamentit të Shtetit për ish kryeministrin Sali Berisha është shpërndarë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Vendimi për ta shpallur atë të padëshirueshëm për shkak të korrupsionit domethënës dhe deklarata e ashpër e sekretarin Blinken u bë shkas që Shqipëria edhe njëherë të dalë nën dritë negative në mediat ndërkombëtare për shkak të Berishës.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi edhe për shkak se ngjarje të tilla dhe deklarata kaq të ashpra për persona të veçantë janë të rralla nga ana e departamentit të shtetit. Por edhe për faktin se i ndëshkuari është ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë për një kohë të gjatë.

Lajmi është publikuar në mediat perëndimore por edhe ato ballkanike ndërsa një pjesë edhe duke e komentuar këtë veprim të Shteteve të Bashkuara.

Mediat bëjnë edhe një biografi të ish kryeministrit Berisha duke treguar edhe disa nga ngjarjet kryesore në të cilat ka kaluar Shqipëria gjatë drejtimit të tij.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA