Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë me shumicë votash kërkesën e LSI dhe PD për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Ndërsa ditën e nesërme pritet vendimi i KAS për rinumërimin e votave për këtë qark, kërkesë tjetër kjo e LSI-së.

Për qarkun e Beratit ishin identifikuar 57 raste të dyshimta:

-2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë, përkatësisht në dy QV të ndryshme,

-19 shenja gishtërinjsh (secila shenjë është unike) të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 53 zgjedhësve.

Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi vetëm 1 nga 2 ankimimet e LSI dhe e rrëzoi atë të PD-së për rezultatin që u prodhua në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun Berat.

Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërsa PD po për qarkun e Beratit kërkonte nga KAS, marrjen e provave shtesë nga SPAK, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së,  Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim dhe paralajmëroi ankimime të mëtejshme duke lënë të nënkuptohet se beteja ligjore e demokratëve do të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA