Shuma e parave të sekuestruara nga fugoni që erdhi nga Anglia është 123.460 paund dhe 280 stërlina. Kjo sasi e konsiderueshme u kap pasditen e sotme në portin e Durrësit dhe policia bën me dije se ka rënë në pranga drejtuesi i automjetit.
Top Channel ka siguruar foton e Olsi Sefollit, 21-vjeç, banues në Hamallë, i cili ra në prangat e policisë dhe akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.
Policia njoftoi më herët se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të fugonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.
Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.
Top Channel