Berisha dhe familja e tij ‘non grata’ nga SHBA/ Andi Bushati: Akt i kalkuluar! Kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk mbron dot shqiptarët

19/05/2021 21:27

Analisti Andi Bushati shprehet se vendimi i Departamentit Amerikan të Shteti për të shpallë ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij është një akt i kalkuluar dhe i lidhur me interesat e ditës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati deklaroi se ky vendim vjen tani sepse “ne kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi dhe ka një fabul që vetëm dy njerëz mund ta radikalizojnë opozitën dhe ne duhet të shantazhojmë këta”.

Bushati: Për mua është një akt i kalkuluar, i lidhur me interesat e ditës dhe mbi të gjitha i vonuar sepse është aq vonë sa sot përveç Ramës nuk i shërben asnjë qytetari, për t’i shërbyer më të fortit në krahasim me një i opozitë të squllët dhe të gjithë atyre që edhe kur Berisha i bënte aktet që akuzohet sot dhe atëherë e quanin burrë shteti dhe në të tjerët që e kritikonim na quante celula anti amerikane.

Sot duhet të ndihesha i lumtur se më kanë dalë tezat e para një dekade. Kjo ndodh tani sepse ne kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi dhe ka një fabul që vetëm dy njerëz mund ta radikalizojnë opozitën dhe ne duhet të shantazhojmë këta.

Jemi pas pilafit sepse na quanin celula anti-amerikane kur i thoshim këto. Jemi në një fazë hipokrite dhe duhet ta përtypim siç përtypim shumë gjëra. Unë nuk e besoj këtë gjë.

Top Channel